×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se ishte transgjinore – Historia e boksieres më të përfolur të momentit 

    Insajderi
    02 August 2024 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kush është Imane Khelif, boksierja e cila u bë virale pas ndeshjes se saj me italianen Angela Carini që zgjati vetëm 46 sekonda?!

    Ajo është një 25 vjeçare e lindur në Algjeri,e cila me boks mirret nga fëmijëria por në gara është etiketuar si një transgjinore por në fakt, një gjë e tillë nuk qëndron.

    Imane, ka lindur femër dhe identiteti i saj gjinor është grua, por nga natyra ajo është një rast i rrallë sepse në trupin e saj ka nivel më të lartë të testosteronit. Kjo gjë e bën që trupi i saj të jetë ndryshe dhe të paragjykohet nga masa për pjesëmarrjen e saj në lojërat olimpike në kategorinë e femrave.

    Komiteti Olimpik kanë vlerësuar se ajo mund të jetë pjesë e garave, ani pse shumë njerëz kanë qenë kundër, duke mos njohur historinë që fshihet prapa saj.  I thanë “burrë algjerian”, kjo edhe për shkak të forcës së madhe të cilen e ka shfaqur në ring, ku me një goditje “eleminoi” nga gara italianen e cila i dorëzua nga dhimbja e madhe dhe me lot hoqi dorë nga loja pas 46 sekondash.

    Mediat Italiane kanë shkruar për të dhe e  diskriminuan në baza gjinore, duke thënë se Imane nuk duhet të jetë më pjesë e Olimpiadës. Angela në anën tjetër tha se një goditje të tillë nuk e kishte përjetuar ndonjëherë dhe se nuk u dorëzua nga frika por nga dhimbja.

    Por, a ndodhi gjithmonë e njejta në ring me Imane? Edhe ajo është goditur, edhe ajo ka humbur, siç ndodhi në vitin 2020 kundër irlandezes Kelly Herrington ku humbi 1-0, edhe pse ajo nuk kishte nivel testosteroni sa Imane dhe askush nuk e diskutoi.

    Ndërkaq ajo pas fitores ka reaguar në Instagram ku publikoi një fotografi me përshkrimin: Elhamdulilah, fitorja e parë.

    Për rastin ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Algjerian duke dënuar sulmet ndaj sportistes dhe duke cilësuar situatën si përpjekje për shpifje. 

    Imane Khelif nesër do të ketë ndeshjen e radhës kundër boksieres nga Hungaria Anna Hamori e cila në një deklaratë tha se nuk frikësohet edhe nëse është burrë, fitorja e saj do të jetë ende më e madhe nëse e mundë atë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark