U raportua se KFOR i kërkoi largimin e veturës, sqarohet Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se KFOR i kërkoi largimin e veturës, sqarohet Policia e Kosovës

    Insajderi
    04 September 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshimet se një veturë e Policisë së Kosovës është larguar nga ushtari italian i KFOR’it në afërsi te urës së Ibrit në Mitrovicë janë mohuar nga Policia e  Kosovës.

    Policia informon se zyrtari policor është larguar me kërkesë të ushtarit me arsyetimin se janë duke bërë disa fotografi të karabinierëve.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Insajderin se policia është larguar pasi që ushtari italian shprehu dëshirën që të shkrepë disa fotografi të karabinierëve.

    “Ka shku zyrtari policor me e parku veturën aty, i është afruar një ushtar italian dhe i ka kërkuar që të largoj përkohësisht veturën për me i bo disa fotografi të veturave të parkuara të KFOR’it. Ata i kanë kërkuar me u largu vetëm për pak”, ka thënë Elshani për Insajderin

    Pamjet e publikuara tregojnë se si një veturë e Policisë së Kosovës parkon në afërsi te urës derisa i afrohet një ushtar, bisedon me të, dhe më pas zyrtari i Policisë së Kosovës e largon veturën e parkuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark