Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës, në rend ditë është vendosur Plani Zhvillimor Komunal 2023-2032.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit Komunal.
Ndërsa në media u raportua se për të kaluar këtë pike,për zhvillimin e kryeqytetit, dyshohet që kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka bërë ‘pazare’ me dy asmabliste të PDK-së.
Por, Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së, tha për Gazetën Insajderi se të gjithë asamblistët e PDK-së kanë refuzuar avancimin e agjendës se pronave.
“Me te gjithë Asamblistët kemi qenë duke analizuar vazhdimisht dokumentin e Planit Zhvillimor ë Komunës i cili ka 28 shkelje serioze Ligjore megjithatë Perparim Rama ka ka insistuar qe ta shtyj agjendën e tij te pronave nëpërmjet PZHK-se. Faktet jane që të gjithë asamblistët e PDK-së e kanë refuzuar avancimin e agjendës se pronave”, tha ai.