U raportua se vdiq, Blendi Fevziu: Artan Lame është gjallë – familja më kërkoi të njoftoj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se vdiq, Blendi Fevziu: Artan Lame është gjallë – familja më kërkoi të njoftoj

    Insajderi
    22 May 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publicisti dhe ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve në Shqipëri, Artan Lame, ndodhet në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një ndërhyrjeje të rëndë në zemër.

    Lame nuk ka ndërruar jetë, siç u raportua në disa media më herët gjatë ditës, por është në koma cerebrale.

    Lajmin e ka bërë të ditur moderatori Blendi Fevziu në hapje të emisionit të tij “Opinion”, duke u bazuar në një kërkesë të drejtpërdrejtë nga familja e Lames për të sqaruar situatën.

    “Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot doli lajmi që iku nga kjo jetë, por ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, operacioni nuk e ka zgjuar, por është ende në jetë. Mjekët thonë se është e vështirë që ai të jetojë, por ai është ende në jetë”, tha Fevziu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark