
Një rast i dyshuar dhunimi është raportuar të ketë ndodhur të shtunën në mbrëmje në Fushë Kosovë. Një vajzë, e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, është gjetur në një banesë bashkë me dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, shkruan Insajderi.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00. Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor për t’u intervistuar, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është cilësuar si “Dhunim” dhe është iniciuar procedura e rregullt hetimore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e ngjarjes.