U raportua si sulm ndaj policit pejan, i dyshuari flet për Insajderin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    U raportua si sulm ndaj policit pejan, i dyshuari flet për Insajderin

    Insajderi
    19 February 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    H.H, i cili po dyshohet për sulm ndaj ish- policit nga Peja, Ahmet Shabanaj ka folur për Gazetën Insajderi. Ai pretendon se ish-policin me të cilin kishte problem e ka nip, djal të motrës.

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, H.H pretendon se probleme me ish-policin Ahmet Shabanaj kishte tash e sa kohë.

    Ai tha se policin Shabanaj e ka nip, dhe se i njëjti pasi kishte qenë i lidhur me ish-gruan e të dyshuarit për sulm, H.H e kishte provokuar në forma të ndryshme.

    “U arrestova, iu tregova edhe policisë që më ka provokuar edhe duke hapur “Facebook” në emrin tim. Rastin që e kam me ish-gruan, ky ka qenë i lidhur me të. Nuk ka pas problem me polic por me djalë te motrës (djali i motrës prej babe). Ma ka lodh shpirtin. Inspektorati policorë nuk ka bë kurgjo, anipse i kam lajmëru. Si polic ka qenë i suspenduar” – tha ai.

    Kujtojmë se, Ahmet Shabanaj ishte suspenduar në aksionin e marsit të vitit 2022, ku 48 policë dhe dy doganierë ishin arrestuar për krim të organizuar.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari, H.H të hetohet në liri për veprën penale ‘Sulm’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark