
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi është futur në intubim.
Gjendja e shëndetësore e avokatit paraqitet e rënduar për shkak të hematomave që ka në kokë.
Aktualisht ai ndodhet i intubuar në reaminacionin e spitalit të Traumës.
Kështu bëjnë me dije burime për Euronews Albania.
Tre persona kanë dhunuar pedagogun e drejtësisë dhe avokatin e ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesin paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Avokati u godit me sende të forta në mes të ish-bllokut.
Pedagogu i drejtësisë, njëherazi dhe avokat i ish-kryeministrit Berisha u qëllua me levë teksa po dërgonte djalin në kopsht
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani”, në ish-Bllok.