U rrah dhe u kërcënua brenda zyrës, vjen reagimi i Dhomës së Avokatisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U rrah dhe u kërcënua brenda zyrës, vjen reagimi i Dhomës së Avokatisë

    Insajderi
    07 April 2022 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhoma e avokatisë në Fier ka reaguar pas rastit të dhunimit të avokatit A.O brenda zyrës së këtij të fundit.

    Nga dhoma e avokatisë janë shprehur se ky ishte një rast i rëndë dhe i papranueshëm për profesorin e avokatisë.

    Ata kërkojnë nga policia që të gjejë sa më parë autorin e shpallur në kërkim.

    Në fund të reagimit, Dhoma e Avokatisë Fier, njofton edhe një reagim publik për mediat, ditën e nesërme në orën 11:00.

    Reagimi i Dhomës së Avokatisë:

    Reagim dhe njoftim për Mediat lokale dhe jo vetem!

    Dje ne Fier ka ndodhur nje ngjarje e shemtuar, e denueshme dhe e papranueshme per profesionin e avokatit dhe jo vetëm.

    Dhuna e perdorur per shkak te detyres eshte gjithmon e shemtuar dhe e denueshme por kur ajo drejtohet karshi avokateve eshte uleritese.

    Avokatet jane aty ne ndihme te qytetarit dhe keta te fundit duhet te jene te pergjegjshem; çdo papergjegjshmeri karshi avokatëve duhet të dënohet maksimalisht.

    Ju bëjmë thirrje strukturave të Policisë Fier të impenjohen maksimalisht për gjetjen dhe arrestimin e autorit .

    Ftojmë median lokale, nesër, rreth orës 11:00 në zyrat e Dhomës Vendore Fier do kemi një reagim publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark