U rrahën mes vete, arrestohen pesë persona në Llaushë të Skenderajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U rrahën mes vete, arrestohen pesë persona në Llaushë të Skenderajt

    Insajderi
    17 August 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje në mes veti në fshatin Llaushë të Skenderajt.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se lidhur me rastin, është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy nga të dyshuarit kanë kërkuar tretman mjekësor për lëndimet e marra.

    Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit, i moshës së mitur, është ndaluar për 24 orë.

    “Fsh. Llaushë , Skenderaj 16.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit,  katër të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa njeri nga të dyshuarit i moshës së mitur ndalohet për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark