×
  • Lajme
  • Lajme

    U rrëmbye për një borxh të vjetër- policia kap dy persona, viktima përfundon në spital

    Insajderi
    17 December 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar nga Ferizaj për grabitjen e një tjetri në Pejë. Arrestimi ka ndodhur të martën.

    Në njoftimin e policisë thuhet se një dëshmitar ka thënë se vëllai i viktimës ishte kontaktuar prej dy personave nga Ferizaj lidhur me “një borxh të vjetër”, shkruan Insajderi.

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 17.12.2024, rreth orёs 11:25, ka pranuar informacion nga dëshmitari i cili deklaron sot me datё 17.12.2024 rreth orёs 10:07, ka pranuar njё thirrje telefonike nga shoku i tij i cili i thot se dy (2) persona nga qyteti i Ferizajit, e kanё kontaktuar viktimën lidhur me njё borq tё vjetёr tё vëllait tё tij, pas takimit me tё dyshuarit viktima ёshtё rrëmbyer nga tё dyshuarit dhe ёshtё dёrguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, pas njё pune intensive, kanё pranuar informacion lidhur me lokacionin e personave tё dyshuar, nё koordinim me Stacionin Policor Podujevë, dy (2) tё dyshuarit e këtij rasti janё arrestuar nё Komunën e Podujevës”.

    Tё dyshuarit e arrestuar janё sjellur nё Drejtorinё Rajonale tё Policisё nё Pejё, ndёrsa viktima kishte pësuar lëndime trupore, tё njëjtit iu ёshtё ofruar tretman mjekёsor”.

    Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim tё plotё me Prokurorin e Shtetit, dhe pas inetrvistimit nga Hetuesit me vendim tё Prokurorit tё Shtetit dy (2) tё dyshuarit ndalohen pёr 48-orё”, përfundon njoftimi i policisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark