×
  • Sport
  • Sport

    U rrëzua në tokë gjatë lojës, KB Bashkimi sqaron situatën e ish-lojtarit të NBA

    Insajderi
    03 March 2024 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KB Bashkimi ka dhënë lajmin e mirë sa i përket gjendjes shëndetësore të Terrance Fergusonit.

    Amerikani debutoi të shtunën mbrëma në ndeshjen ndaj Golden Eagle Yllit, por nuk pati edhe shumë minuta në fushë pasi u përball me telashe shëndetësore.

    Ferguson u rrëzua në tokë derisa po vraponte për në fazën e sulmit, teksa u largua me barrelë nga palestra, për t’u rikthyer sërish te ekipi prizrenas disa minuta më vonë – por, më nuk u paraqit edhe në lojë.

    Klubi prizrenas ka njoftuar sot se 25-vjeçari i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pas ndeshjes dhe sipas mjekëve, ai nuk ka ndonjë problem serioz.

    Helmimi me ushqim dhe lodhja nga udhëtimi thuhet se ishin shqetësimet e vetme.

    Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:

    “Ju njoftojmë se pas kontrollave mjekësore pas ndeshjes Basketbollisti Terrance Ferguson është në gjendje stabile shëndetësore dhe nuk ka ndonjë shqetësim serizoz! Sipas raportit të mjekëve mbrëmë ishte në pyetje një helmim nga ushqimi që ka konsumuar gjatë ditës dhe gjithashtu rezultat i lodhjes pasi që lojtari ka arritur në Prizren diten e mërkurë dhe nuk ka pas kohë të mjaftueshme për tu adaptuar dhe nuk ka asnjë shqetësim tjeter. Sot ai është në gjendje shumë më të mirë dhe ka filluar ta marrë vetën dhe do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin”. /Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark