×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “U rrëzuan nga shtypja e pompës”- dy punëtorët e ndërtimit të lënduar në punë, flasin nga kompania për Insajderin

    Insajderi
    30 June 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy punëtorë ndërtimi kanë pësuar lëndime trupore teksa kanë qenë duke punuar në një banesë në Ferizaj. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Nga kompania ‘Flori BAU’ për të cilën po punonin kanë bërë të ditur për Insajderin se si ka ndodhur incidenti.

    Gëzim Baliu nga ‘Flori BAU’ në një prononcim për Insajderin ka thënë se incidenti ka ardhur si shkak i shtypjes së një pompe të një makinerie me të cilën po punonin. Baliu ka mohuar se kjo ka ndodhur si shkak i mungesës së mjeteve të sigurisë në punë.

    “Janë rrezu prej shtypjes së pompës. Pompa në fillim i ka çu me poshtë dhe ka tentu me i qitë këta poshtë tani këta tu u rujtë prej kësaj, kanë kërcy poshtë me e evitu rrezikun ma të madh”, ka sqaruar ai për Insajderin.

    “Njëri është mirë dhe tjetri ka pasur një krisje në këmbë. Nuk është lëndim i rëndë, është lëndim i punës. Nuk ka ardhë për shkak të mos-sigurimit në punë”, ka thënë më tej Baliu nga ‘Flori BAU’.

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka bërë të ditur për lëndimin e këtyre dy punëtorëve, ku thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor

    “Rr. Gzim Sahiti, Ferizaj 29.06.2024 – 11:00. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Për këtë rast, është njoftuar edhe prokurori sipas policisë.

    Policia e ka kategorizuar këtë vepër si “Asgjësim, Dëmtim ose Heqje e Pajisjeve Mbrojtëse”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark