U sekuestruan 60 mijë euro, policia e Shqipërisë shpall në kërkim kosovarin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    U sekuestruan 60 mijë euro, policia e Shqipërisë shpall në kërkim kosovarin

    Insajderi
    15 July 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas nga Kosova është shpallur në kërkim pasi në subjektin që ishte administrator në Tiranë, këmbente para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.

    48-vjeçari R. N. kishte punësuar në subjektin e tij një 22-vjeçar nga Tirana, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Crypto” u zbulua se klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

    Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit kosovar.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark