×
  • Lajme
  • Lajme

    U sekuestruan me urdhër të SPAK, GJKKO i kthen një vilë Monika Kryemadhit

    Insajderi
    17 December 2024 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë nën sekuestro vilën e deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

    Në një deklaratë për mediat pas vendimit të Apelit, Kryemadhi theksoi se të dy banesat janë përfituar në mënyrë të ligjshme.

    “Është e gjitha një hakmarrje sa i përket inceneratorit të Tiranës. Është një betejë ligjore që do durim dhe konsitencë nga ana jonë. Si banesa ime dhe e mamasë time janë të përfituar në mënyrë të ligjshme, por ka edhe një avantazh se unë futem pa radhë në gjykatën e Strasburgut. Unë e kam marrë me shkëmbim apartamnetin tim. Bëhet fjalë për një shtëpi në bllok që janë marrë të dyja me kredi”, tha Kryemadhi.

    Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestron për dy vilat, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.

    Sipas SPAK, masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark