U shemb çatia teksa po punonte, vdes 19-vjeçari shqiptar në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    U shemb çatia teksa po punonte, vdes 19-vjeçari shqiptar në Greqi

    Insajderi
    21 February 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në Santorini të Greqisë pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë teksa po kryente punime ndërtimi në një pronë të shpellës në Imerovigli.

    Sipas Cyclades24.gr, është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën.

    Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

    Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark