“U shet nxënësve librat e vjedhur”, botuesi i Kadaresë denoncon Bilall Kasamin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U shet nxënësve librat e vjedhur”, botuesi i Kadaresë denoncon Bilall Kasamin

    Insajderi
    24 May 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dje është mburrur se ka shpërndarë lektyra shkollore.

    Ai tha se shpërndanë 4450 lektyra në shkollat e mesme të Tetovës

    “Sot ishim në bibliotekat e 5 shkollave të mesme të Tetovës, ku shpërndamë plot 4450 lektyra shkollore nga 62 tituj të ndryshëm që nxënësit tanë duhet të lexojnë gjatë vitit, të cilat janë pjesë e programit mësimor.

    Kjo nuk është thjesht një shpërndarje librash, kjo është një investim në dijen, në rininë, në të ardhmen! Sepse besojmë fort se çdo nxënës duhet të ketë mundësi të barabartë për të lexuar, mësuar dhe ëndërruar më shumë!”, shkroi ai.

    Por, një reagim i erdhi nga botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri.

    Ai tha se Kasami i ka shitur nxënësve librat e vjedhur të Ismail Kadaresë.

    Hudhri u shpreh se rastin do ta denoncojnë edhe në Gjykatë.

    “Bilall Kasami Kryetari i komunës së Tetovës, zoti Bilall Kasami, u shet me ceremoni nxënësve librat e vjedhur të Kadaresë. shtëpia botuese onufri, e cila ka të drejtën ekskluzive të botimit të veprave të shkrimtarit, ditën e hënë do të bëjë denoncimin e piraterisë në gjykatën e Tetovës”, shkroi ai./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark