
Marcel Bauer, deputet i Partisë së Majtë (Die Linke), u përjashtua dy herë nga Seanca Plenare e Bundestagut javën e kaluar, për shkak të refuzimit për të hequr beretën e tij të zezë. Presidentja e Dhomës, Julia Kloeckner nga CDU, dhe më pas zëvendëspresidentja Andrea Lindholz nga CSU, ndërhynë duke e urdhëruar Bauer-in të respektojë “zakonet” e veshjes në parlament ose të largohet.
Rregullorja e Bundestagut nuk përcakton qartësisht rregulla mbi veshjen, por kërkon që deputetët të vishen “në përputhje me prestigjin” e institucionit, një standard që interpretohet nga drejtuesit e seancës.
Der @dielinkebt Abgeordnete Marcel Bauer wurde des Bundestags verwiesen, weil er sich weigerte, seine Baskenmütze abzusetzen. pic.twitter.com/CTjaAE3Z2O
— Faktinator (@faktinator) May 15, 2025
Edhe pse Marcel Bauer iu bind urdhrit dhe hoqi beretën, ngjarja ka ndezur debat në publik dhe media. Shumë komentues pyesin nëse një beretë është realisht një rrezik për prestigjin e parlamentit.
Ky rast i rikujton opinionit publik polemika të mëparshme mbi veshjen e përfaqësuesve politikë. Një shembull i njohur është ai i Joschka Fischer, i cili në vitin 1985 bëri histori duke u betuar si Ministër i Mjedisit në landin e Hessenit i veshur me xhinse dhe atlete – një gjest simbolik që shënoi distancimin nga normat tradicionale të “establishmentit”.