×
  • Lajme
  • Lajme

    U shfaq me flamur të Serbisë në transmetim, kërkon falje gazetari: Jam patriot, e ndaj sportin nga politika

    Insajderi
    20 August 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku, ka reaguar pas kritikave të shumta pasi është shfaqur me flamur të Serbisë në një transmetim.

    Baku sot tha se është person që e ndan sportin nga politika.

    Madje ai e quajti vetën më shumë patriot se ata që e kritikuan.

    “Unë jam njeri i sportit, është fanellë që e vesha pasi ishte dhuratë nga trajneri i volejbollit të femrave të Serbisë që zhvilloi kampionati balllkanik në Tiranë muajin e kaluar. S’kisha as një paramendim dhe prapamendim, unë patriotizmin tim e kam vërtetuar shumë herë. Unë jam shumë patriot se ata që më kryqëzojnë je kam quar flamurin të Shqipërisë në Beograd dhe në Strumica të Maqedonisë. “Çështjen Çame” në Parlamentin Evropian e kam ngritur unë për herë të parë në vitin 2006 në Strasburg”, tha Baku.

    Gazetari ka kërkuar ndjesë për ata që mund të jenë lënduar nga veshja e tij.

    “Sporti është paqe, nuk është luftë. Serbia duhet të kërkojë falje Kosovës për krimet çnjerëzore. Nuk e bëj për të dukur, ka qenë thjesht sport, ka qenë një fanellë sporti. E ndaj sportin nga politika. Unë i kërkoj ndjesë çdonjërit dhe çdonjërës, nuk kam bërë asgjë me qëllim. Ka qenë sport, ka qenë thjesht një fanellë sporti, dhe nuk e marrë kurrë me politik”, tha ai në emisionin “Rreth e Rrotull”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark