U shkarkua sepse refuzoi vaksinën kundër Covid, Polici me origjinë shqiptare padit SHBA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U shkarkua sepse refuzoi vaksinën kundër Covid, Polici me origjinë shqiptare padit SHBA-në

    Insajderi
    10 August 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHBA-ja ka marrë një padi nga një ish-agjent policie me origjinë shqiptare për shkarkim të paligjshëm nga radhët e uniformave blu. 

    Marjel Kola u shkarkua nga detyra 17 qershorin e kaluar, pasi refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19, me pretendimin se nuk ia lejonte besimi fetar, raporton Euronews Albania..

    Më parë, efektivi shqiptar, që punonte pranë Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, kishte refuzuar të punonte edhe ditën mes së premtes dhe së shtunës me të njëjtin argument: fenë

    Kjo kërkesë e tij u mirëkuptua nga eprorët dhe ai u lejua të qëndronte larg patrullimit të rrugëve. Por argumenti me të cilin ai kishte refuzuar vaksinën u konsiderua i papranueshëm.

    “Unë besoj tek Zoti. Përse duhet të vendos në trupin tim diçka të cilës nuk i besoj?”, u shpreh Kola për mediat amerikane.

    Për këtë arsye, ai menjëherë më pas paditi shtetin amerikan. Ai nuk e di nëse do të fitojë procesin gjyqësor, por besimi i tij tek Zoti është i pamohueshëm.

    “Është në dorë të drejtësisë, është në dorën e Zotit!”, tha më tej Kola.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark