×
  • Lajme
  • Lajme

    U shkëput ashensori dhe u plagosën dy gra, arrestohet tekniku i kompleksit

    Insajderi
    12 September 2021 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrestohet nga policia e Tiranës tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të kompleksit të pallateve “Fratari”, në “Astir”, ndërsa u procedua penalisht edhe administratori i firmës. I arrestuari është Dëfrim Shabani 34 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa administratori i firmës vëllai i të arrestuarit, Dritan Shabani 37 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë po për të njëjtën vepër penale.

    Tekniku akuzohet se nuk ka konstatuar problemin teknik që ka pasur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili u shkëput duke rënë në gjendje të lirë së bashku me shtatë personat që ndodheshin në të. Dy gra, njëra prej tyre shtatzënë mbetën të dëmtuara si pasojë e shkëputjes së ashensorit nga kati i katërt. ABC mëson se në të ndodheshin disa persona. 3 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë. Banorët u nxorën prej andej nga fqinjët. Ata treguan se ky ashensor ka shfaqur probleme edhe disa herë të tjera dhe për këtë gjë kanë vënë në dijeni administratorin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark