
Në malin e fshatit Trebisht është gjetur pa shenja jete një 85 vjeçar i shpallur i zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia.
“Në malin e fshatit Trebisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thotë policia.
Sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.