Policia e Kosovës ka arrestuar Ujkan Metajn i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Dubravës 12 ditë më parë.
Ujkan Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim pas përfshirjes në rastin e vjedhjes së një banke në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj, u arratis nga Burgu i Dubravës më 12 korrik.
Pak minuta pas raportimit të Insajderit, sot policia e shpalli në kërkim Ujkan Metajn.
Gjykata Themelore në Pejë gjatë 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj.
Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë, kishte mbetur i vdekur edhe grabitësi Kamer Metaj. Sipas aktgjykimit të akuzuarit Ujkan Metaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgimin nga 27 dhjetori 2018, e tutje.