Policia e Kosovës kanë arrestuar të martën dy persona të dyshuar në Mitrovicë për veprën penale ‘’Vrasje në Tentativë’’.
Siç njofton policia, dy të dyshuarit janë vetdorëzuar në stacionin policor, pasi të njëjtëve iu është publikuar fotografia nga PK’ja në rrjetet sociale si persona në kërkim, shkruan Gazeta Insajderi.
“Dy të dyshuarit F.Xh.,31 vjeçar dhe A.Xh.,22 vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”, njofton policia.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A XH. është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale, tha policia.
“Ndërsa pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, konfirmon policia.