Partnerja e koalicionit të Albin Kurtit, Donika Gërvalla ka dhënë një deklaratë që rrezikon legjitimimin e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve që po bëhen në rrjetet sociale.
Gërvalla, në emisionin ‘dPt te Fidani’ në Klan Kosova, në vend se të dënonte gjuhën e urrejtjes, ka thënë se Haradinaj “është struktur nga një koment në ‘Facebook’”, shkruan Insajderi.
“Z. Haradinaj, të cilin miqtë e tij kanë dëshirë ta thërrasin Rambo, është struktur prej një komenti në Facebook. Komente të tilla unë marrë çdo tre ditë, nuk ka javë që unë nuk qitem në pushkati, që nuk varem në litar, që nuk ma japin plumbin në lule të ballit… Por janë komente në Facebook”, ka deklaruar Gërvalla.
“Duhet pak dinjitet, me u përballë edhe me komente të tilla. Sepse pretendojmë që jemi figura politike të cilat bartin përgjegjësi edhe për fjalët që themi edhe veprimet që të ndërmarrim, do të duhej që të ishim pak më të sigurt në vetvetën tonë”, ka thënë ndër të tjera ajo. /Insajderi.org/