Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha reagoi në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, ish-presidentit Ilir Meta.
Berisha e quajti këtë persekutim, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.
“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.
“Çdo gjë ndaj tij është politike.
Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.
Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.
Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.
Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.
E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?
Pra, Edi Rama është një me krimin.”, tha ai.