×
  • Lajme
  • Lajme

    U tha se gruaja e Kurtit punon në Beograd, reagon zëdhënësi i qeverisë

    Insajderi
    26 November 2024 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari serb, Branislav Kërstiq, dje ka pretenduar se gruaja e kryeministrit Albin Kurtit është duke jetuar dhe punuar në Beograd.

    Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, sot ka mohuar këtë duke thënë se gruaja e kryeministrit jeton midis Oslos dhe Prishtinës.

    “Sigurisht që kjo deklaratë e z. Kërstiq është e pavërtetë, prandaj lajmin që ai e ka prodhuar është i rremë. Lajm i rremë sepse z. Kërstiq është gazetar me profesion. Profesion që e shkeli me dy këmbë mbrëmë. Papërgjegjësinë e tij të plotë publike dhe profesionale pa asnjë vetëpërmbajtje dhe verifikim e shpërndanë brenda orësh një numër i konsiderushëm i medieve online dhe portaleve, duke u bërë platformë dhe altoparlantë të çfarëdo deklarimi armiqësor ndaj Kryeministrit. Për këtë gjë standardi është shumë i ulët, kurse vullneti duket të jetë i madh.

    Për hir të opinionit publik, bashkëshortja e Kryeministrit Kurti është e punësuar vetëm në Insitutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Gjithashtu, ajo nuk është anëtare në asnjë bord askund“, thuhet në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark