×
  • Sport
  • Sport

    U tha se Neymar po përpiqet ta shkarkojë trajnerin e Al-Hilalit, braziliani ka një përgjigje për këtë

    Insajderi
    01 November 2024 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Neymar u desh që edhe një herë tjetër të adresojë publikisht thashethemet se ai po përpiqet që ta shkarkojë trajnerin e Al Hilalit, Jorge Jesus.

    Në verën e vitit 2023, Neymar ishte njëri prej lojtarëve të nivelit botëror i cili ‘braktisi’ futbollin evropian për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

    Disa muaj pasi iu bashkua klubit saudit, raportimet kanë bërë me dije se Neymar dëshironte që klubi ta shkarkonte trajnerin Jesus pas një përleshje në dhomën e zhveshjes.

    Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Neymar i ka kërkuar klubit që ta shkarkojë Jesus pasi ai u kritikua ashpër nga trajneri për paraqitjet dhe sjelljen e tij.

    Tutje sipas raportimit ai u takua me drejtorët e klubit dhe agjentin e Jesus, për ta paralajmëruar atë për mundësinë e shkëputjes së kontratës së trajnerit në rast se paraqitjet e Al Hilalit nuk përmirësohen.

    Këto thashetheme tashmë i ka mohuar vet futbollisti, duke i cilësuar si gënjeshtra dhe mungesë respekti.

    “Gënjeshtra. Duhet të ndaloni së besuari këto gjëra, faqe si këto me miliona ndjekës ju nuk mund të postoni lajme të rreme. Me gjithë respektin në botë, ju kërkoj që të ndaloni. Kjo është mungesë respekti”, ka thënë Neymar.

    Para se të bënte kalimin në Arabinë Saudite, Neymar luajti për klube si Santos, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

    Sulmuesi brazilian shijoi sukseset më të mëdha tek PSG-ja, duke fituar pesë herë Ligue 1, tri herë Kupën e Francë, dy herë Coupe de la Ligue dhe tri herë Trophees des Champions./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark