Gjatë ditës u raportua se nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq është sulmuar mbrëmë në Rudarë të Zveçanit, gjatë një eventi të organizuar nga reparti i Kardiologjisë dhe Internos i spitalit në veri të Mitrovicës.
Simiq ka marrë lëndime në kokë, sipas raportimeve, nga ahengu që u mbajt mbrëmë.
Insajderi raportoi vesh se arsyeja e këtij incidenti janë disa akuza që janë ngritur brenda Listës Serbe për keqpërdorim të fondeve të fushatës.
Zëvendëskomandanti rajonal i Policisë në veri, Veton Elshani, për Insajderin ka thënë se një person ka thyer një gotë gjatë festimit dhe xhamat e gotës kanë lënduar një tjetër.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në zvecan, një person e ka thy një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lëndu një person”, tha ai.
“Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marr me intervistim të personave të involvuar”. /Insajderi.org/