×
  • Lajme
  • Lajme

    “U tradhtova nga Mimoza” A bëri njoftim paraprak Kusari-Lila kur u largua nga AKR’ja?

    Insajderi
    01 October 2024 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikania që besohet të jetë personi që ka ndërrua më së shumti parti në karrierën e saj politike, Mimoza Kusari- Lila ka kritikuar dy deputetët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën që nuk kanë njoftuar paraprakisht largimin nga partia.

    “Për keqardhje është që nuk kanë bërë njoftim paraprak”, tha Kusai Lila duke harruar për një moment largimin e saj nga AKR, partisë që i shërbeu për disa vite.

    Ndonëse Kusari-Lila u shpreh e ‘zëmëruar’ me largimin e dy deputetëve që nuk e lajmëruan paraprakisht, një gjë të tillë i kishte shkaktuar biznesmenit dhe kryetarit të AKR’së Behgjat Pacollit.

    Pas largimit (me apo pa njoftim paraprak) Behgjet Pacolli u lëshua në akuza të rënda ndaj Kusari- Lilës duke e cilësua si ”tradhtare” e “përfituese” e mijëra eurove nga partia.

    U tradhtova nga Mimoza Kusari-Lila”, “Ajo është e vogël për mua”, “Mimoza Kusari ka qenë e përkëdhelur në AKR. Prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhur në AKR, pos që janë larguar masivisht”, ishin disa nga deklaratat e shkëputura që Behgjet Pacilli kishte thënë në drejtim të ish bashkë partiakes pasi u largua nga partia.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark