U vra në Belgjikë, vjehrri është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U vra në Belgjikë, vjehrri është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar

    Insajderi
    19 July 2022 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë dalë detajet e para të vrasjes së një 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë.

    Sipas burimeve, i dyshuari kryesor për vrasjen e tij është vjehrri. Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është arrestuar herët në mëngjes pas vrasjes së Ilir S.

    Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe.

    “Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

    55-vjeçari është sjellë para gjykatës pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark