“U vra në prani të gruas dhe vajzës”, vrasja e 48-vjeçarit që tronditi Prizrenin dje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U vra në prani të gruas dhe vajzës”, vrasja e 48-vjeçarit që tronditi Prizrenin dje

    Insajderi
    04 September 2023 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmitarë të ngjarjes makabër mbrëmë në Prizren kanë njoftuar në adresë të Insajderit detaje lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit, Beqir Morina.

    Sipas tyre, Morina është vrarë në prani të bashkëshortës dhe vajzës, i cili është goditur me shtatë plumba nga pushka automatike, raporton Gazeta Insajderi.

    Policia ka njoftuar se viktima ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga arma e zjarrit.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren.

    “Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë një viktimë,. Policia janë nis në drejtim të vendit të ngjarjes”, njoftoi dje zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.

    Dy dëshmitarët ka thënë për Gazetën Insajderi se dorasi me viktimën ishin komshinj mes vete.

    Arsyeja që çoi deri tek konflikti ende nuk është bërë e ditur.

    Deri më tani, dorasi gjendet në arrati. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark