U vra në sulmin e Londrës derisa shkonte t’i merrte fëmijët në shkollë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    U vra në sulmin e Londrës derisa shkonte t’i merrte fëmijët në shkollë

    Insajderi
    23 March 2017 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga viktimat e sulmit të Londrës është edhe një mësuese, Aysha Frade, 43 vjeçare e cila kur u sulmua ishte duke shkuar në shkollë për të marrë fëmijën e saj nga shkolla.

    Aysha Frade ishte nga Spanja dhe mësuese e gjuhës spanjolle në një kolegj në Londër shkruan “The Sun”.

    Ajo kur u sulmua ishte rrugës për ta marrë fëmijën e saj 11 vjeçar nga shkolla. Aysha është një nga shtatë të vrarët në ditën djeshme afër Parlamentit në Londër.

    Sulmuesi goditi njerëzit me makinë, theri për vdekje një polic pranë Parlamentit britanik dhe më pas u vra nga policia. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark