U vra për një orë dore e varëse ari, si u gjetën eshtrat e 16-vjeçarit pas 7 vitesh? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    U vra për një orë dore e varëse ari, si u gjetën eshtrat e 16-vjeçarit pas 7 vitesh?

    Insajderi
    20 June 2025 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eshtrat e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, që u vra në vitin 2015 nga Kristian Cenaj, për të cilin sot  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi dënimin burg përjetë, u gjetën në vitin 2022, pas 7 vitesh!

    Familjarët kishin denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se ditën që ka humbur kontaktet djali i tyre ka pasur me vete një orë të shtrenjtë “Rolex” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.

    Pas shtatë vitesh që rezultonte i zhdukur dhe familja kërkonte me dëshpërim gjendjen e tij, kafka dhe mbetjet kockore të të miturit u pikasën nga një banor, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushë-Kuqen me Adriatikun, disa ditë pasi ferrat dhe shkurret ishin përfshirë nga flakët.

    Në një intervistë ekspertët treguan tre vite më parë punën për ekzaminimin e eshtrave.

    Ishte një adoleshent i zhdukur në zonën e Lezhës, kockat e tij kishin dalë në sipërfaqe nga kafshët, ekspertët na sollën mbetje kockore, ne bëmë krahasimin me familjen e tij dhe identifikimin e kockave”, tregoi Aleksandër Bushati, ekspert ADN-je.

    Ndërkohë, një vit më parë, kur Gjykata e Lezhës caktoi dënimin burg përjetë për Cenajn, avokati i familjes së viktimës, Eduart Mullaraj kërkoi zgjerim të hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

    Jemi të kënaqur me vendimin e marrë nga trupi gjykues. Do vazhdoj të këmbëngul për zbardhjen e kësaj të vërtete duke dalë dhe të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij grupi për ekzekutimin e Mariglen Gjonajt. Ne po vazhdojmë edhe me hetime të tjera për të zbardhur të gjithë të vërtetën e këtij krimi”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark