Zhdukja e një burri nga Detroiti nga një festival muzike në vitin 2018 është zbardhur tani pas gjetjes së mbetjeve njerëzore në veri të Michiganit.
Mbetjet u gjetën nga gjuetarë pranë vendit ku mbahet Festivali vjetor “Electric Forest” dhe u identifikuan se ishte Kevin Graves, i zhdukuri nga viti 2018.
Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë, por policia ka thënë se nuk ka indikacione se mund të ishte vrarë, raportoi AP.
Graves, 28 vjeç, së fundmi u pa në festival. Pas tensioneve me të dashurën e tij, ai kishte thënë se po kthehej në tendë, sipas hetuesve, por nuk u pa më kurrë.
Policia e kishte kërkuar me qen dhe dhjetëra vullnetarë, e po ashtu u kontrolluan edhe liqenet. Asnjë gjurmë nuk ishte gjetur.