×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ua kemi ndalë tagjinë mediave”, Basha me fyerje ndaj mediave dhe Flutura Kusarit

    Insajderi
    27 June 2024 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nga foltorja e kuvendit ka fyer mediat, duke thënë se Qeveria Kurti ua ka ndalur ‘tagjinë’. Ai ka thënë se kritikat e mediave për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave nuk janë të drejta.

    Sipas tij, ato po bëhen për interesa të ngushta.

    “Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cen nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

    Ai e ka kritikuar edhe juristen e njohur të mediave Flutura Kusati. Sipas tij, ajo në emër të lirisë së medias po i mbron Devollët.

    “Ka rendësi edhe kanihere kush fol. Përshembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark