×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ua thej këmbët”, Prokuroria e autorizon Policinë të ndërmarrë veprime për kërcënimin e lojtarëve të Kosovës nga Agim Ademi

    Insajderi
    18 September 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime pas raportimeve për kërcënime të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj futbollistëve të përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës, Arijanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

    Prokuroria ka sqaruar se e ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë veprime dhe të marrë informacione për rastin në fjalë.

    Në raportime se kryetari Ademi i ka kërcënuar futbollistët duke iu thënë “Ua thej këmbët”.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë pas publikimit në gazetat – portalet online se kryetari i FFK-së Agim Ademi, i ka kanosur disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarr veprime për grumbullim të informatave dhe provave në këtë rast. Pas pranimit të një raporti nga Policia e Kosovës Prokurori i Shtetit do të vendos a do të filloj hetime apo jo për këtë rast”, ka thënë Prokuroria e Prishtinës në një përgjigje për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark