×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Uber dhe Yandex bashkojnë forcat në Rusi

    Insajderi
    15 July 2017 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Uber do të shkrijë biznesin e saj në Rusi me konkurrentin lokal Yandex pasi shpenzoi miliona dollar për të ndërtuar një të ardhme në Rusi dhe vendet e rajonit.

    Yandex, Google Rus, do të ketë 59% të aksioneve të kompanisë së re e cila do të vlejë 3,7 miliard dollar.

    Marrëveshja i jep fund konkurrencës mes dy kompanive e cila filloi në 2014-ën. Rivaliteti i ashpër filloi të ashtuquajturën “Lufta e Çmimeve.”

    Yandex, kompani e cila filloi në 1997-ën si një motor kërkimi, nisi biznesin e taksive në 2011-ën. Biznesi i saj është dyherë më i madh sesa Uber sipas të dhënave publikuar nga investitorët.

    Gjigandi Rus do të investojë 100 milion dollar në kompaninë e re e cila operon në 127 qytete në Rusi, Azerbaixhan, Armeni, Bjellorusi, Gjeorgji dhe Kazakistan.

    Nga ana tjetër Uber do të investojë 225 milion dollar dhe mban 39% të aksioneve të kompanisë. Kompania thotë se ka investuar 170 milion dollar në tre vitet e fundit në Rusi, Azerbaixhan, Bjellorusi dhe Kazakistan duke filluar operimet në 21 qytete.

    Së bashku dy kompanitë do të realizojnë 35 milion udhëtime në muaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark