×
  • Lajme
  • Insajderi

    “UÇK nuk është organizatë kriminale” – paralajmërimi i avokatit amerikan të Thaçit ndaj Speciales

    Insajderi
    08 May 2022 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri tash në Gjykatën Speciale në Hagë janë mbajtur disa seanca përgatitore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thaçit, Veselit, Selimit, Mustafës e Krasniqit.

    Aktakuza është deponuar, të njëjtës në maj 2022 iu shtuan edhe disa raste të reja, por që akuzat mbetën të njëjtat: Përndjekje burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave, arrestim dhe ndalim i paligjshëm e trajtim mizor.

    Për këtë akuza për InDoks ka folur avokati amerikan i Hashim Thaçit, Pierre Prosper.

    Ai foli për atë se si e sheh këtë aktakuzë.

    “Unë besoj se Gjykata është e mangët në qasjen e saj. Ne kemi kaq shumë shqetësime në lidhje me atë që po ndodh. Njëra është mënyra se si po prezantohet çështja duke rivlerësuar historinë, ku vetëm duke dëgjuar për zmadhimin e aktiviteteve të UÇK-së dhe minimizimin e aktiviteteve serbe, nuk ka asnjë referencë në të vërtetën. Aktivitetet serbe mbi apo çfarë po bënin serbët, apo çka bëri Millosheviqi në atë kohë. Ne besojmë që, faktet, natyra e dëshmive të paraqitura janë të paplota”, tha Prosper.

    Sipas palës mbrojtëse, ajo që Gjykata Speciale në Hagë po bën është kriminalizim i të gjithë organizatës (UÇK-së).

    “Kjo është diçka që ne do ta sulmojmë dhe do ta kontestojmë fuqishëm sepse përsëri ajo që ata thonë është se UÇK-ja dhe anëtarët e saj janë në fakt një ndërmarrje e përbashkët kriminale, kështu që nëse jeni pjesë e lëvizjeve çlirimtare të Kosovës, jeni një kriminel”, paralajmëroi avokati i ish-presidentit, Thaçi.

    Avokati theksoi edhe faktin se si në çlirimin e Kosovës ndikimin kishte edhe komunitetit ndërkombëtar.

    “Absolutisht që ne do ta sfidojmë këtë sepse UÇK-ja shin partnere me komunitetin ndërkombëtar ata janë të mbështetur nga ai komunitet në përpjekjet dhe lëvizjet e tyre në drejtim të luftimit të serbëve. Ka mjaft prova që UÇK-ja ishte në partneritet me komunitetin ndërkombëtar- që nuk ishte organizatë kriminale”, tha Prosper.

    Çka thotë avokati i Thaçit për termin “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

    “Ne po sfidojmë çdo aspekt të këtij rasti jo vetëm nga e kaluara, por modifikimet e reja (të aktakuzës) që ata po bëjnë. Jemi të bindur në qasjen tonë në fund të kësaj dëshmon sa herë që do të jetë e vërteta do të tregojë se ata (të akuzuarit) nuk i përkasim këtij rasti. Nuk duhej të ishin sjellë (në Hagë)”, tha avokati.

    Ish-presidenti, Hashim Thaçi gjatë luftës mbante postin e Drejtorit politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit me 5 nëntor të vitit 2020 pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

    Pas njoftimit për ngritjen e aktakuzës nga ana e Speciales në qershor të këtij viti, Thaçi ishte zotuar se do të jap dorëheqje nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.

    “Ashtu siç kam premtuar, nuk do te lejoj që para gjyqit të dal presidenti. Unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ftoj forcat politike të dëshmojnë maturinë që kërkon koha dhe të mos lejojnë të thellohemi në krizë kushtetuese e institucionale”, kishte deklaruar Thaçi.

    Dokumentari i plotë InDoks | Gjykata anti-UÇK:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark