Ministri i Jashtëm izraelit thotë se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është vrarë në Gaza.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i cili erdhi në një mesazh personal për dhjetëra homologë të tij në mbarë botën.
Ai thotë se lideri i Hamasit u vra nga ushtarët izraelitë sot, duke e përshkruar atë si “kryetarin e masakrës dhe mizorive” të 7 tetorit.
Katz shton: “Kjo është një arritje e rëndësishme ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të së keqes të Islamit radikal të udhëhequr nga Irani, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Eleminimi i Sinwar hap mundësinë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe hap rrugën për një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza – pa Hamas dhe pa kontroll iranian”, ka deklaruar ai.