Udhëheqësi i njësisë për vëllezërit Bytyqi – funksionar i partisë drejtuese në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Udhëheqësi i njësisë për vëllezërit Bytyqi – funksionar i partisë drejtuese në Serbi

    Insajderi
    30 October 2016 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Unë e kuptoj se këtu kemi të bëjmë me një njësi policore dhe se solidariteti ndërmjet policëve është i zakonshëm, edhe në SHBA gjithashtu. Mendoj se është e vështirë të kuptohet se asgjë nuk i ka ndodhur asnjë anëtari të atij grupi dhe se udhëheqësi i asaj njësie aktualisht ndodhet në këshillin drejtues të partisë udhëheqëse në këtë vend”, thotë ambsadori Scout, njofton Radio Evropa e Lirë.

    Tre vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikan me prejardhje shqiptare nga Kosova, janë arrestuar për, sic është thënë, “qëndrim të paligjshëm në territorin e Serbisë, pas intervenimit të NATO-s më 1999”.

    Ata u vranë dhe trupat e tyre u gjetën në një varrezë massive në afërsi të kampit të njësisë speciale të policisë. Shef i aftësimit në kamp ishte Goran Radosavleviq Guri, ndërsa në kamp ishin edhe pjesëtarët e Njësisë për operacione speciale me të cilët ka komanduar Milorad Ulemek Legija, por edhe pjesëtarët e Njësive të Posacme të Policisë.

    Në këtë periudhë Njësitë e Posacme nuk kishin komandant. Këtë njësi e ka krijuar Obrad Stevanoviq i cili më 1999 ka qenë ndihmës i ministrit të policisë Vlajko Stojilkoviq.

    Organet hetuese të Serbisë ende nuk kanë zbuluar se kush dhe me urdhër të kujt janë vrarë vëllezërit Bytyqi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark