Udhëheqësi sirian thotë se do të mbajnë përgjegjës ata që qëndrojnë prapa gjakderdhjes në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Udhëheqësi sirian thotë se do të mbajnë përgjegjës ata që qëndrojnë prapa gjakderdhjes në Siri

    Insajderi
    10 March 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, është zotuar se do të mbajë përgjegjës këdo që është i përfshirë në dëmet kundër civilëve pas ditëve të përleshjeve ku forcat siriane të sigurisë dyshohet se vranë qindra civilë nga pakica fetare alavite.

    Një monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se 830 civilë u vranë në “masakrat” që synonin alavitët në bregun perëndimor të premten dhe të shtunën, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar sirian dhe të postuar në mediat sociale, Sharaa, lëvizja rebele e të cilit rrëzoi Bashar al-Assad në dhjetor, premtoi gjithashtu se do të ndiqte besnikët e Asadit.

    Sot, teksa jemi në këtë moment kritik, ne e gjejmë veten përballë një rreziku të ri – përpjekjet e mbetjeve të regjimit të mëparshëm dhe mbështetësve të tyre të huaj për të nxitur grindje të reja dhe për ta çuar vendin tonë në një luftë civile, duke synuar ta ndajnë atë dhe të shkatërrojnë unitetin dhe stabilitetin“, tha presidenti i përkohshëm të dielën.

    Ne zotohemi se do të mbajmë përgjegjësi, me vendosmëri dhe pa mëshirë, këdo që është i përfshirë në gjakderdhjen e civilëve, që ka tejkaluar kompetencat e shtetit ose shfrytëzon autoritetin për të arritur qëllimet e tij“, shtoi Sharaa në adresim.

    Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe kushdo, duart e të cilit janë njollosur me gjakun e sirianëve, do të përballet me drejtësinë herët apo vonë“. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark