Udhëheqësit e G7 kanë shprehur shqetësimin e tyre për “përkeqësimin e situatës” në Lindjen e Mesme.
Në deklaratën e përbashkët të lëshuar sot thuhej: “Ne, udhëheqësit e G7, shprehim shqetësim të thellë për përkeqësimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe dënojmë me termat më të ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ushtarak të Iranit kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal”.
Deklarata ripohoi gjithashtu përkushtimin e grupit për sigurinë e Izraelit dhe dënoi atë që i quajti “veprimet destabilizuese të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme përmes përfaqësuesve terroristë dhe grupeve të armatosura”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Diskutimet për të shmangur përshkallëzimin në rajon janë zhvilluar gjithashtu, thanë krerët e G7, duke shtuar: “Një cikël i rrezikshëm sulmesh dhe hakmarrjesh rrezikon të nxisë përshkallëzim të pakontrollueshëm në Lindjen e Mesme, që është në interesin e askujt. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithëve lojtarët rajonalë të veprojnë me përgjegjësi dhe me përmbajtje”.