Udhëheqësit e Shtetit Islamik po arratisen nga Raka e Sirisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Udhëheqësit e Shtetit Islamik po arratisen nga Raka e Sirisë

    Insajderi
    18 February 2017 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pentagoni thotë se liderët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë filluar të arratisen nga qyteti sirian Raka derisa luftëtarët kurdë që e kanë mbështetjen amerikane kanë shtuar sulmet ndaj caqeve të IS-it në këtë qytet.

    “Ne po shohim se si shumë liderë të rëndësishëm të IS-it, shumë nga burokratët e tyre…kanë filluar të largohen nga Raka”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

    Ai ka thënë se disa pjesëtarë të IS-it janë në arrati në drejtim të lindjes përgjatë lumit Eufratë, pasi që “fundi është afër në Raka”.

    Pentagoni thotë se eksodi është shenj se përpjekja për izolimin e ekstremistëve në kryeqytetin e vetëshpallur të IS-it, Raka është duke dhënë rezultate.

    Megjithatë, Pentagoni nuk e parashikon kolapsin e grupit militant, ndërsa analistët thonë se ata presin betejë të gjatë për Rakën, njofton rel.

    Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane thotë se koalicioni ka kryer 17 sulme ajrore më 16 shkurt, duke pasur cak zonat e IS-it.

    Pentagoni thotë se sulmet kanë shkatërruar tunelet, tre pozicione të luftëtarëve, tre ndërtesa të IS-it, dy depo armatimi, dy shtabe të IS-it, një urë dhe caqe të tjera.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark