Udhëtarët detyrohen të qëndrojnë afër një kufome gjatë fluturimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Udhëtarët detyrohen të qëndrojnë afër një kufome gjatë fluturimit

    Insajderi
    12 October 2016 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasagjerët e një fluturimi nga Turqia për në Moskë raportohet se janë detyruar të ulen pranë një trupi të vdekur, pasi një grua kishte vdekur gjatë fluturimit.

    Gruaja 50 vjeçare nga Rusia ka vuajtur nga diabeti ndërsa ka pasur sulm në zemër vetëm 45 minuta pasi aeroplani u largua nga Turqia për në Moskë.

    Bashkëshorti i saj ka thënë se ajo e ka lënë insulinën në bagazhin e saj, duke menduar se nuk do t’i duhej.  Ai ka thënë se gruaja e tij kishte marrë insulinë rreth një orë para udhëtimit dhe ka menduar se kjo do të jetë e mjaftueshme.

    Piloti i aeroplanit nuk kishte pranuar për të bërë ulje emergjente, ndërsa trupi i gruas të vdekur ishte vendosur përkrah në ulëset me pasagjerët e tjerë.

    Trupi i pajetë i gruas ka qëndruar në dyshemenë e aeroplanit për rreth tre orë.

    Vdekjet në aeroplan nuk janë shumë të zakonshme, por nëse ndodhë atëherë kapitenët duhet që të ndjekin disa rregulla për raste të tilla.  Po ashtu, ata duhet që të largojnë trupin nga afërsia me uhdëtarët e tjerë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark