Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në një shtet tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në një shtet tjetër

    Insajderi
    12 January 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi

    Kjo kompani njoftoi se nëntë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

    Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00.

    Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook ka thënë se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes.

    “Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark