Udhëtari akuzon shoferin për aksidentin në Serbi: Ishte duke e tejkaluar kamionin i cili bënte pastrimin e rrugës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Udhëtari akuzon shoferin për aksidentin në Serbi: Ishte duke e tejkaluar kamionin i cili bënte pastrimin e rrugës

    Insajderi
    13 January 2022 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri nga udhëtarë te autobusit “Zhitia Turist” që u rrotullua mbrëmjen e së martës në Serbi ka hedhur akuza ndaj drejtuesit të automjetit.

    Ai tha se shoferi i cili po voziste autobusin në fjalë, nuk la kë pa e tejkaluar dhe se kjo ishte arsyeja që çoi më pas deri tek aksidenti.

    Taulant Thaçi në publikimin e tij në Facebook tha se para aksidentit, shoferi nuk la automjet pa tejkaluar dhe në rastin e fundit ishte duke tejkaluar kamionin që bënte pastrimin e borës, por që nuk e arriti, shkruan Sinjali.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Fal zotit shpetuam,pasi te gjitha gazetat than se aksidenti u be shkaku i rruges se pa pastruar per ta larguar fajin nga kompanija apo shoferi desha te tregoj sakt si pjestar i autobusit qe isha ulur para dhe e pash te gjith ngjarjen,shoferi nuk la automjet pa kaluar automjet apo kamijon dhe ne rasitn e fundit ishte duke e tejkaluar kamijonin i cili bente pastrimin e rruges po qe nuk arriti,media mos genjeni ju lutem dhe mos e shperndani lajmin aq shpejt ne keto raste sepse ka dikush qe merzitet nga mos arritja e lajmrimit se a jan gjall apo jo dhe mos e mbroni askend por tregoni te verteten ju kisha lut ta shperndani Respekt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark