“Udhëtim në dimër” i Schubertit, krijimi i parë i Angjelin Preljocajt me trupën e La Scalas - Insajderi
×
Kulturë

“Udhëtim në dimër” i Schubertit, krijimi i parë i Angjelin Preljocajt me trupën e La Scalas

Insajderi
23 January 2019 - 22:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Winterreise” (Udhëtim në dimër) e Franz Schubert, ngjitet në skenë për herë të parë nga koreografi me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, në Teatrin e La Scalas. Vepra vjen si një udhëtim i brendshëm i shpirtit në dimër.

“Është hera e parë që krijoj për Trupën e Baletit të Teatrit La Scala. Kam pranuar, sepse tanimë është krijuar një histori me koreografitë e mia të kërcyera në këtë teatër”, thotë Prelocaj.

“Punoj me trupën e La Scalas njësoj si me timen; ka shkëmbim të plotë, kuriozitet dhe bashkëpunim. Të gjithë bëhen pjesë e punës kreative, edhe pse mund të një pjesë solo e mëson secili prej balerinëve. Në këtë mënyrë stili bëhet pjesë e memories muskulore dhe më pas ndahen rolet në bazë të zhvillimit të secilit balerin . Kështu roli fitohet dhe interpretohet nga solisti përkatës. Dhe është kjo pjesë që mua më intereson sesi çdokush do të “shtijë në dorë” rolin e tij”, thotë koreografi, shkruan Shqiptarja./ Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=KOwJ4Fl-1dw

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark