×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Udhëtime, karburant, ushqime – Sa shpenzoi ministrja Hajdari dhe vartësit e saj nga buxheti i shtetit?

    Insajderi
    10 September 2024 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rozeta Hajdari bashkë me stafin e saj, për udhëtimet zyrtare jashtë vendit, ushqim, akomodim dhe shpenzime të telefonave mobile, kanë shpenzuar mbi 35 mijë euro. Këto para janë shpenzuar nga periudha janar e deri në gusht të këtij viti. Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike ka siguruar këto shpenzime, të cilat ua sjell me detaje.

    Ku shkuan paratë?

    Kjo ministri nga janari deri në gusht të këtij viti, ka shpenzuar 19 mijë euro për udhëtime, bileta, akomodim dhe ushqim.

    Sipas listës së dërguar për ushqim dhe mëditje, janë shpenzuar 6 mijë euro.

    Ndërsa, 8 mijë e 300 euro janë shpenzuar për bileta të udhëtimit.

    Vetë, ministrja, Rozeta Hajdari për bileta ka shpenzuar 2 mijë e 400 euro.

    Në listën e shpenzimeve është edhe ajo e përfaqësimit, ku figuron se MINT ka shpenzuar 8 mijë e 600 euro. Ku 3 mijë prej tyre janë shpenzuar nga minisrja.

    Për karburant për shtatë muaj janë dhënë 3 mijë e 800 euro.

    Ndërkaq shpenzimet e telefonisë mobile janë 3 mijë e 480 euro.

    Për paga dhe shtesa janë shpenzuar 123 mijë euro. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark