Treni Vivek Express me numër 15906 kalon Indinë duke filluar nga shteti Assam në verilindje deri tek qyteti në jug, Kanyakumari.
Udhëtimi 85 orësh i gjatë përmes të cilit kalohen mbi 4 mijë kilometra, ndonjëherë ka më shumë se 1800 pasagjerë, shkruan BBC.
Treni kalon nëpër vende të bukura siç janë Bengali Perëndimor dhe Kerala, porse jo gjithçka është e hijshme në këtë udhëtim.
Për shumë njerëz, ky udhëtim është një domosdoshmëri që duhet marrë. Por, pa tualete të rregulluara mirë, mungesë të ajrit të kondicionuar, jo rrallë udhëtimi bëhet sfidues.
Një fotograf, Ed Hanely, që ka vizituar Indinë dhjetë herë, ka dokumentuar këtë udhëtim dhjetëra orësh përmes disa fotografive dhe ka dhënë përshkrim të asaj se çfarë ka parë.
Ai ndër të tjerash spikat se ka parë shumë fëmijë të varfër e të paarsimuar gjatë udhëtimit.
“Fëmijët që punojnë është problem i madh atje. Natyrisht se edukimi është e vetmja mënyrë për të dalë jashtë ciklit të varfërisë, kështu që është tepër e trishtueshme të shohësh fëmijë gjashtë apo shtatë vjeçar tek kërkojnë lëmoshë deri sa ata do të duhej të ishin në shollë.”
Ai ka treguar se kur kanë arritur në destinacion, i janë dashur disa orë që këmbët e tij të mësohen me tokën.
Fotografi e ka përshkruar këtë udhëtim si një treg që lëvizë meqë gjatë udhëtimit pasagjerët kanë mundësi të blejnë gjëra të ndryshme, prej pijeve e deri tek telefonat mobil.
“Dëshiroja të blija gjithçka, por e kam ndaluar vetën.”