Udhëtimi në zonën Schengen u është ndaluar afro 11 mijë shtetasve shqiptarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Udhëtimi në zonën Schengen u është ndaluar afro 11 mijë shtetasve shqiptarë

    Insajderi
    03 October 2019 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithatë, numri i personave që kanë thyer rregullat e lëvizjes pa viza në zonën Schengen është relativisht i madh, shkruan “Koha Ditore”. Të mërkurën, në një konferencë për media në Tiranë, Policia e shtetit ka bërë një bilanc të shqiptarëve të ndalur për të hyrë në zonën Schengen gjatë 9 muajve të parë të vitit.

    Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj, ka treguar se si gjatë periudhës janar-shtator u është ndaluar përkohësisht udhëtimi drejt zonës Schengen 10.684 shtetasve shqiptarë, mes tyre 735 të mitur.

    “Gjatë periudhës janar – shtator, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar u është ndaluar përkohësisht udhëtimi drejt zonës Schengen 10.684 shtetasve shqiptarë ose 30% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndër të cilët 735 shtetas të mitur që nuk kanë plotësuar kriteret për të udhëtuar jashtë vendit”, ka thënë Merkaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark